Françeska është personazhi më i komentuar i momentit në “Big Brother 5”. Flirti i saj i menjëhershëm me Ermalin, por edhe loja e saj me djemtë në shtëpi nuk kanë kaluar pa u komentuar në rrjetet sociale e më gjerë. Në disa sondazhe në internet ajo është votuar si banorja që duhet ta lërë patjetër shtëpinë e “Big Brother” sot. Vajza simpatike nga Vlora, edhe pse po bën një lojë të fortë brenda, ka treguar shumë pak për veten e saj dhe familjen. Ne kemi mundur të pyesim njerëz të afërt me Françeskën, të cilët na kanë thënë diçka më shumë rreth saj. Familja e saj njihet pak në qytetin e Vlorës, për faktin se janë të ardhur. Mamaja e saj është rritur në jetimore (shkak ndoshta ky që Françeska nuk ka folur deri tani për të ëmën brenda në shtëpi), ndërsa babai i saj është peshkatar dhe ka një dyqan të vogël peshku. Opinioni në Vlorë duket se është kundër lojës së saj në “Big Brother”, sipas personave që kanë folur nga rrethi i saj shoqëror, të cilët kanë preferuar të mos e zbulojnë identitetin e tyre në gazetë.
Françeska zbulon veten: I dashuri im është në burg, me Ermalin luaj
Gjatë kësaj jave Françeska ka surprizuar të gjithë duke treguar disa të fshehta për jetën e saj. Pavarësisht lojës dhe tërheqjes që ajo duket se ushqen ndaj Ermalit, ka vendosur ta bëjë pak më pikante situatën. Gjatë një bisede brenda në shtëpi me Arbrin ajo ka folur për lidhjen me Ermalin, ku është shprehur se për sytë e njerëzve mund të duket sikur ajo e pëlqen dhe i shkon mbrapa, por në fakt nuk është kështu. Ai është i famshëm dhe për këtë arsye ajo e ka pasur qëllim që kur të hynte në shtëpi, të lidhej me të. “Më dukej tip menefrego dhe doja ta bëja për vete”, – ka rrëfyer ajo. Françeska i ka thënë Arbrit se pavarësisht të gjithave, asaj nuk i pëlqen tipi i tij dhe këtë gjë ia ka thënë edhe në sy. “Më pëlqente, por nuk më pëlqen më Ermali”. Por befasia ishte kur Françeska ka treguar për lidhjen e saj të fundit: “I dashuri im është në burg. Sapo krijova një lidhje të tillë, ai u fut në burg”. Ndërkohë që tregon për lidhjet e saj, Françeska mendon se njerëzit e paragjykojnë, duke menduar se ajo pëlqen që të lidhet me meshkuj që kanë lekë, por në fakt nuk është ashtu. Gjatë bisedës me Arbrin ajo i beson atij sekrete që nuk i di askush në shtëpi. “A e vlerëson një njeri kur të do?” – e pyet Arbëri, ndërsa Françeska thotë se atë dashuri mund t’ia kthejë shumëfish një njeriu të tillë. Françeska më tej vazhdon duke thënë se ka shkuar dhe e ka takuar në burg ish-të dashurin e saj, duke i çuar ushqime dhe cigare, për të cilat ai kishte nevojë dhe këtë e ka bërë sepse e ka dashur. Ajo tregon se kjo lidhje ka zgjatur 6 muaj, por ajo është ndier e plotësuar. “Më pandehin për naive, por s’më kanë njohur, lidhjen e pare e kam pasur që në moshën 14- vjeçare”. Vajza simpatike tregon se ka pasur lidhje të cilat nuk ia kanë vlejtur, por që e kanë bërë më të fortë, por lidhjen e fundit e tregon si një raport me baza të forta.