Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në kryeqytet, në një mjet të parkuar është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi tritoli.
Mapo ka siguruar foton e makinës, të cilës i është vënë tritol sonte në mbrëmje, pranë Kinostudios.
Siç dallohet është një makinë luksoze e tipit Mercedes Benz ML.
Ende nuk bëhet e ditur kujt i përket, pra kush është target i këtij sulmi.