Policia e Shkodrës ka identifikuar personin që u gjet i vrarë mesditën e sotme në zonën e Livadhes në periferi. Viktima është Arjan Ferracaku, 31 vjeç.
Ai është gjetur jashtë një automjeti që u gjet i braktisur në një zonë në periferi të qytetit. Bëhet me dije se makina është e djegur dhe se ngjarja ka ndodhur gjatë natës.
Ferracaku është pronar i dy bizneseve, lokale në Velipojë dhe babai i dy fëmijëve.