Pas disa vitesh karrierë të suksesshme, reperi Capital T do të mbajë më datë 19 shtator një koncert madhështor në sheshin Nënë Tereza, Tiranë. Përpos Capitalit, do të performojnë edhe artistë të tjerë. “Blitz.al” shkruan se artistja e parë që do të këndojë krah reperit është Dhurata Dora.
Duhet thënë se prania e saj në koncertin e Capital T nuk përbën aspak cudi, pasi dihet që gëzon një raport shumë të mirë miqësor me reperin. Risjellim në vëmendje se ata kanë sjellë për fansat e tyre edhe një bashkëpunim të titulluar “Bongo”, që vazhdon të dëgjohet edhe sot.