Gazeta El Mundo ka publikuar sot një dokument konfidencial, ku del se ylli i futbollit, Lionel Messi, ka marrë rreth 550 milionë euro për 4 vitet e fundit tek Barcelona.
Që do të thotë, një shumë prej rreth 140 milionë euro në sezon.
Klubi spanjoll është tronditur nga ky lajm, dhe ka mohuar të ketë lidhje me rrjedhjen e informacionit në media.
Kontrata e Mesit mbaron këtë verë.
Ajo e publikuara në El Mundo, fliste për periudhën 2017-2021.
Barcelona ka shprehur keqardhjen lidhur me këtë publikim, dhe tha se do të marrë masa ligjore ndaj gazetës.
Klubi është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me këtë përpjekje për të dëmtuar imazhin e futbollistit dhe të raporteve mes tyre.
Messi është bashkuar me Barcelonën që në moshën 13 vjeçare.
Eshtë golashënuesi më i mirë i saj në histori dhe ka arritur të dalë 10 herë kampion në Spanjë.
Po ashtu, ka 4 trofe të Champions League, dhe ka marrë 6 herë topin e artë.
Janë shtuar zërat se në verë argjentinasi do të largohet.
Dhe zbulimi i kontratës është një nxitje më shumë për divorcin me Barcelonën.