Sulmuesi brazilian, Mariano Diaz është rikthyer në “Santiago Bernabeu” nga klubi francez Lion dhe do të veshë fanellën me numrin 7, që më parë e ka mbajtur ylli portugez, Kristiano Ronaldo
Mariano Diaz është i vendosur që të marrë këtë numër dhe pritet shumë nga ai, sipas teknikut Lopetegui. Reali dhe Lioni kanë rënë dakord për një marrëveshje 30 milion euro për të nënshkruar me sulmuesin, i cili u largua nga klubi vetëm 12 muaj më parë për Lion për 8 milion euro.
Mariano ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare në “Bernabeu”, duke u bërë nënshkrimi i tyre i parë në sulm që kur Ronaldo u largua te Juventus.
33-vjeçari shënoi 450 gola në 438 ndeshje dhe fitoi një numër të madh trofesh individualë. Gjithashtu, Ronaldo fitoi dy tituj të La Ligas, dy “Copa del Rey” dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve, si dhe dy Superkupa të UEFA-s, tre “FIFA Club World Cup” dhe dy Superkupa të Spanjës.
Një mision shumë i vështirë për Marianon që të ndjekë hapat e “CR7”, por sipas tij dhe klubit madrilen, jo i pamundur.