Njëri prej vëllezërve që u vra ditën e sotme në Durrës, Besmir Haxhia, ka pasur historik si i ndjekur penalisht jashtë vendit. Besmir Haxhia njihej si “Miri i Kolës” dhe ka jetuar në Holandë për një kohë të caktuar.
Ai dyshohet se është arrestuar për drogë në Holandë dhe sipas grupit hetimor, ishte objektiv i atentatit, duke qenë se shumica e plumbave janë qëlluar drejt vendit ku ai ishte ulur në makinë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” në Shënvlash, ku dy vëllezërit Besmir Haxhia dhe Viktor Haxhia, ky i fundit avokat, janë ekzekutuar me breshëri armësh.
Ata po lëviznin me një makinë “Golf 6” në momentin kur u qëlluan nga persona ende të pa identifikuar, të cilët kanë arritur të largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Dy vëllezërit me origjinë nga Puka, banonin në lagjen 13 në Durrës ndërsa Besmir Haxhia merrej me aktivitet në tregtimin e makinave dhe këmbimin e valutës kurse i vëllai Viktor Haxhia kishte licencë avokati.
LEXO EDHE:
Me biznese, avokat dhe fëmijë, skeda e dy viktimave në Durrës