Macron po humb një figurë kryesore i cili shtynte qeverinë t’i jepte përparësi çështjeve të lidhura me klimën.
Ministri francez i Mjedisit, Nicolas Hulot, ka njoftuar se po largohet nga qeveria e presidentit Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Unë po marr vendimin për t’u larguar nga qeveria”, tha ish-njeriu me popullaritet televiziv në radio France Inter, duke shtuar se ndihej “i vetëm” brenda kabinetit në çështjet mjedisore.
Macron po humb një figurë kryesore i cili shtynte qeverinë t’i jepte përparësi çështjeve të lidhura me klimën.
Emërimi i ministrit Hulot erdhi si një suprizë kur Macron erdhi në detyrë vitin e kaluar pasi të dy ish-presidentët, Nicolas Sarkozy dhe Francois Hollande, më parë nuk arritën të bindnin yllin televiziv për t’u bashkuar me qeverinë e tyre përkatëse.
Holut tha se për vendimin për daljen e tij nga qeveria nuk e kishte njoftuar presidentin Macron apo kryeministrin Edouard Philippe, duke shprehur frikë se do ta bindnin atë të qëndronte.
Zëdhënësi i qeverisë, Benjamin Griveaux, tha se ai “ndjen keqardhje” për daljen e ministrit Hulot.
“Nuk e kuptoj pse ai po largohet kur kemi patur shumë suksese në vitin e parë, që i takojnë atributit të tij”, tha Griveaux në një televizion francez.
“Ai nuk i fitoi të gjitha betejat e tij, por kjo është mënyra se si shkon për ministrat”, shtoi ai./AA/