Një specie e re është zbuluar mbrëmjen e 12 tetorit në Orikum.
Në rrjetet e ngritura nga kampi i unazimit ra një Fishkëllyes i murrmë (Phylloscopus fuscatus), një shpend i vogël me peshë 8.2 gr., me gjatësi krahësh 5.4 cm, gjatësi bishti 4.3 cm dhe gjatësi mesatare bisht-kokë 11-12 cm.
Fishkëllyesi i murrmë është specie e re për vendin tonë dhe e pavrojtuar asnjëherë më parë. Ai u zbulua nga studiesit e huaj hungarezë nga MME – Magyar Madártani Egyesület dhe shqiptarë nga AOS.
Zogu është mjaft i rrallë në Europë dhe konsiderohet si endacak, raporton Ora News.
AOS raporton se specia ndodhet kryesisht në Azi dhe pika më e afërt me Shqipërinë janë Himalajet ose kufiri Indi-Pakistan-Nepal siç shihet edhe në hartën e shpërndarjes.