Dikur

Zbulohet në Piramidat e Gizës varri i lashtë 4500-vjeçar







               Publikuar në : 13:21 - 06/05/19 |
mapo.al

Arkeologët që punojnë pranë piramidave të Gizës kanë zbuluar një varr të lashtë egjiptian që daton rreth vitit 2500 para Krishtit. Aty futeshin arkivolet me trupat e zyrtarëve të lartë.

“Gjetja përfshin një varr familjar me gur gëlqeror nga dinastia e pestë e Egjiptit, që përfshin periudhën nga shekulli 25-të deri në shekullin e 24-të para Krishtit”, tha Ministria e Antikiteteve.

Në varr ndodheshin dy mumie. Behnui-Ka që mbajti shtatë tituj gjatë asaj periudhës, përfshirë të priftit dhe gjykatësit, si edhe Nwi, i njohur si ‘shefi i shtetit të madh’ dhe pastruesi i faraonit Khafre.

Khafre, i cili ndërtoi dy nga tri piramidat e famshme të Gizës, besohet të ketë mbretëruar për rreth 25 vjet.

Arkeologët gjithashtu gjetën objekte të ndryshme në varr, përfshirë një statujë gëlqerore të njërit prej burrave, gruas dhe djalit të tij.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas