ShowBizz

Zbulohet një detaj prekës në fimin “Mrekullia në qelinë nr.7”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:36 - 30/04/20 |
mapo.al

Historia e Memos dhe vogëlushes Ova, padyshim që ka prekur zemrat e çdokujt që e ka parë, duke e cilësuar kështu “Mrekullinë në qelinë nr.7” filmin e vitit.



Së fundmi mediat e huaja i kanë kushtuar një shkrim një detaji që mund t’ju ketë shpëtuar gjatë filmit. Bëhet fjalë për pjesën kur Ova futet në qelinë ku qëndronte i ati.


Mes shokëve të qelisë, Ova takon edhe burrin i cili vendosi të sakrifikonte veten për Memon. Ova shkoi pranë këtij të burgosuri dhe vuri re pemën që ai kishte vizatuar në mur.


I burgosuri kishte vrarë vajzën e tij e cila ishte nëna e Ovës. Në atë moment ai kuptoi se Ova ishte mbesa e tij. Kjo ishte edhe arsyeja pse ai vendosi të sakrifikonte veten për Memon.

Ai ndihmoi mbesën e tij dhe babain e saj i cili ishte i pafajshëm. Në këtë mënyrë ai i kërkoi falje Memos që i mori jetën mamasë së Ovës.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas