Policia zbuloi një bazë të prodhimit të kriptomonedhave në Durrës, ndërsa sekuestroi 200 pajisje për prodhimin e tyre.
Baza furnizohej me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Firma që zotëron magazinën pretendon se biznesin e ka të regjistruar në QKR.
Kriptomonedhat janë monedha virtuale që prodhohen nga vetë individët, ndryshe nga paratë e tjera që emetohen dhe menaxhohen nga Banka Qendrore.
Pak kohë më parë, është miratuar një ligji i veçante dhe një rregullore për të gjitha bizneset që duan të hapin platformat e tyre të investimit në monedha digjitale.