Aktualitet

Zbulohet një rast me koronavirus, Kina teston rajonin me 4.7 milion banorë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:58 - 26/10/20 |
mapo.al

Kina ka testuar të gjithë rajonin e Xinjiang për koronavirus pasi autoritetet zbuluan një rast të vetëm me Covid-19, në një vatër lokale.


Autoritetet shëndetësore raportuan të infektuarën e parë të shtunën, një punëtore 17-vjeçare në fabrikën e veshjeve në rajonin veri-perëndimor të Xinjiang.


137 raste të tjera pa simptoma u zbuluan dje pasi qeveria lokale nisi një përgjigje emergjente për të testuar 4.75 milion banorët në të gjithë rajonin.



Sot, autoritetet lokale regjistruan 26 raste të reja asimptomatike gjatë testimit masiv, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të zbuluara në vatrën e re në 164.


Xinjiang për herë të fundit pati një “ringjallje” të rasteve me COVID-19 në korrik.



Etiketa: , ,

Pas