Është zbuluar në Iran një skelet njeriu që mendohet të jetë rreth 5000-vjeçar,
“Si rezultat i gërmimeve të kryera në qytetin Babol, në provincën Mazenderan, gjetëm skeletin e një vajze të moshës 13-14 vjeçare, me zbukurime dhe stoli prej guri në qafën e saj. Mendojmë se skeleti daton tre deri pesë mijë vjet më parë”, tha Muhammed Fazli, kreu i ekipit të arkeologëve.
Ai tha se të ashtuquajturit gjuetarë thesaresh kanë bërë po ashtu gërmime të paautorizuara në rajon, gjë që ka komplikuar punimet.
Gërmimet e para arkeologjike në Iran u zhvilluan në Susa në vitin 1850 nën udhëheqjen e europianëve.
Në atë kohë, Irani u dha të gjitha autorizimet për gërmime arkeologjike studiuesve francezë. Irani filloi gërmimet e tij të para në vitin 1937.