ShowBizz

Zbulohet regjisori misterioz ‘Ledio të lutem’ (FOTO)






               Publikuar në : 22:13 - 07/07/19 |
mapo.al

‘Zonë e Lirë’ është një prej emisioneve më të ndjekur në ekranet shqiptare, edhe pse transmetohet vetëm një herë në javë, ditën e premte.


Moderatori Arjan Çani, me stilin e tij të veçantë, është suksesi i këtij emisioni, mirëpo edhe ai vetë e ka pranuar, që ky emission do të ishte i pamundur pa Ledion, regjizorin ‘misterioz’ në prapaskenë, që asnjëherë nuk është bërë publik.

Por kush është Ledio?

Mbiemri i tij është Topalli dhe është martuar me dietologen Rolina Naco.

Ndryshe nga Ledio, Rolino është aktive në rrjete sociale, ku shpeshherë publikon foto nga puna e saj si dietologe, apo momente të bukura që kalon me vajzën e saj të vogël, Joelia.

Nëse i hidhni një sy profilit të Rolinës në ‘Instagram’, do të vini re se edhe në ato pak foto krah Ledios, ky i fundit shfaqet me kurriz.


Etiketa: , ,

Pas