Aktualitet

Zbulohet sekreti i shkrimit enigmatik në pikturën e famshme “The Scream”









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:59 - 23/02/21 |
mapo.al

Zbulohet sekreti që qëndron pas mbishkrimit në pikturën origjinale të Edward Munch, “The Scream”.



Dikush ka shkruar në norvegjisht “Mund të jetë pikturuar vetëm nga një çmendur!”, me laps, në cepin e sipërm të majtë të veprës së njohur, e cila përfundoi më 1893.


Dhe Muzeu Kombëtar i Norvegjisë shkruan sot në faqen e tij të internetit, se “është e lehtë të imagjinosh një vizitor të indinjuar, përballë “The Scream“, që merr një laps dhe që shpreh mendimin e tij si për veprën e artit ashtu dhe për krijuesin e saj.”




Por, është vetë Munch që i ka shkruar këto fjalë. Të paktën kështu konstatohet nga analizat e reja me teknologji infra të kuqe.



Piktura u ekzaminua në mënyrë të thellë në kuadër të rihapjes së muzeut, gjatë punimeve për mirëmbajtje. Studiuesit theksuan se kishin vërtetuar pa dyshim se shkrimi korrespondonte me atë të artistit.


“Mbishkrimi mund të lexohet si një koment ironik, por në të njëjtën kohë si një shprehje e cenueshmërisë së artistit. Shkrimi në pikturën e përfunduar tregon se krijimi për Munch ishte një proces i vazhdueshëm”, – tha Mai Britt Guleng, kurator në Muzeun Kombëtar.

Munch ka pikturuar 4 versione të “The Scream”. Versionet më të njohura përfshijnë origjinalin e lartpërmendur dhe një pikturë të mëvonshme në 1910.

58


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas