Aktualitet

Zbulohet sëmundja që i mori jetën policit 27-vjeçar





               Publikuar në : 15:38 - 10/01/20 |
mapo.al

Instituti i Shëndetit Publik zbulon shkakun që i mori jetën policit të Rrugores në Tiranë, Mariglen Mestani në moshën 27-vjeçare.


Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, duke u kujdesur ta theksoje se nuk kemi asnjë gjendje epidemike, tha se polici ishte prekur nga meningjiti, ose meningokoksemia, një infeksion i rëndë, që ka një evolucion tepër të shpejtë dhe është fatal. Sipas Binos, personat që kanë pasur kontakt me policin janë trajtuar me antibiotik.



“Është infeksion i rëndë, fatal, që ka një evolucion tepër të shpejtë. Është një sëmundje e transmetueshme dhe për personat e kontaktojnë marrë masat e duhura. Nuk ka rrezik, pasi të gjithë personat që kishin kontakt me personin e prekur kanë marrë antibiotikët. Kemi vetëm një rast të evidentuar. Rasti i Durrësit nuk ka dyshim për sëmundje të tillë. Mostrat po analizohen, duhet të presim rezultatin dhe të themi të vërtetën”, tha Bino.


Por ç’duhet të bëjnë qytetarët kur kanë simptoma virale?

“E vetmja këshillë për qytetarët është se instituti po monitoron situatën, jemi në sezon gripi por kemi një intensitet të ulët gripi, kur kanë temperatura të larta mos të neglizhojnë por të konsultohen me mjekët e familjes”, tha Bino.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas