ShowBizz

Zbulohet sherri mes Rezart Veleshnjës dhe Xhemi Shehut, pasi tregoi se ishte tradhtuar rishtas nga partnerja






               Publikuar në : 12:11 - 12/02/19 |
mapo.al

Aktori i humorit Rezart Veleshnja po lakohet prej dy ditësh tashmë në media për shkak të postimeve në “Instagram” ku nxirreshin zbuluar tradhtitë  e ish-partneres, si edhe për deklaratat e ardhura më vonë prej tij, ku mohonte të  kishte gisht në to. Ndërkohë që edhe vëmendja e publikut ishte fokusuar tek kjo ngjarje, moderatorja e njohur e “Portokalli”, Xhemi Shehu ka zbuluar së fundmi sherrin që ka pasur me Rezartin.


Shehu ka treguar në një rrëfim për emisionin “Sekretet e Portokallisë” se asaj i është dashur që të bëjë një pjesë humori me Rezartin, mirëpo për shkak të zvarritjes së provave nga ana e tij, është detyruar t’i bërtasë dhe t’i kërkonte të përkushtohej deri në përfundim të  tyre. “Iku dhe më la si pemë”, tregoi Xhemi teksa u shpreh më  tej se ata nuk kanë folur për dy javë  me njëri-tjetrin.


Etiketa: ,

Pas