Aktori 30-vjeçar i filmit “Twilight”, Gregory Tyree Boyce dhe e dashura e tij, Natalie Adepoju, 27 vjeçe, u gjendën të pajetë në një apartament në Las Vegas, më 13 maj.
Në momentin që u gjetën nga policia, u tha se nuk kishin shenja dhune në trupa, por pranë tyre u gjend “një pluhur i bardhë”.
Së fundmi, ka dalë rezultati i toksikologjisë dhe është konfirmuar se shkaku i vdekjes së dy të rinjve është droga. Ata kishin konsumuar kokainë dhe fentanyl, që kanë qenë fatale për ta.
Fentanyl është një drogë e jashtëligjshme që ka shkaktuar shpesh vdekje nga overdoza, kudo në botë.
Boyce është bërë i njohur në vitin 2008, prej rolit të tij si Tyler në filmin e famshëm “Twilight”.