Dikur

Zbulohet shpella ku jetoi albanologu dom Nikollë Gazulli (FOTO)






               Publikuar në : 18:01 - 21/08/19 |
mapo.al

Artan Shkreli, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka postuar në rrjetin e tij social, vendin ku ka jetuar një vit albanologu i madh dom Nikollë Gazulli, i vrarë më 1946.

Përmes fotove ai paraqet shpellën ku ka qendruar 1 vit albanalogu i shquar, mjetet rrethanore që ai ka përdorur për të jetuar.

Posti i plotë i Shkrelit:


“Martiri i shndritshëm!

Dje Artur Jaku dhe Niko Sheldia na bënë me dije se, pas vitesh kërkimi, u zbulua shpella ku jetoi një vit, deri ne ditën e mbrame, albanologu i madh dom Nikolle Gazulli.

U pat vrarë aty gjate represionit të marsit të 1946-ës.

Mjafton zbulimi i kësaj shpelle, a vrime në shkëmbin gëlqeror, për të kuptuar se si dhuna dhe egërsia komuniste, të barazueshme vetëm me antinjerëzinë naziste, goditi Malësine e Madhe, klerin e angazhuar (për shpëtimin e gjindjes së vet) dhe mendimin më të lartë humanist të kohës.

Në këtë çarje të thellë të tokës në Vrith (tregoheshin shumë legjenda, e askush nuk e dinte më ku ndodhej) u gjetën tepricat e kalbura të shtratit të tij të improvizuar, shkalla e shembur dhe mjete elementare për mbijetesë; një kovë uji e ndonjë enë e vogël.

Historia e dom Nikollë Gazullit është vetë golgota disa shekullore e Shqipërisë, që kulmoi me cka do ndodhte pas përfundimit të LIIB.

Varri i tij nuk dihet…”


Etiketa: ,

Pas