Zbardhen detaje të reja nga grabitja e sotme e pikës së dhënieve të kredive “Kredo.al” në zonën e Brrylit, Tiranë.
Një person ka kërcënuar me armë zjarri punonjëset e “Kredo.al”, duke i marrë shumën e 1 milionë lekëve të vjetra. Gjithashtu mësohet se ai ka patur një bashkëpunëtor. Sipas raportimeve të para mediatike, autorët janë larguar nga vendngjarja duke vrapuar.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e tyre. Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar shërbimet ku po bëhet krehja e zonës.
LEXO EDHE:
Grabitja e mirëmenduar në Tiranë – Merret e gjithë xhiroja, flasin dëshmitarët
1
Etiketa: grabitje me arme, Kredo.al, tirane, Video