Është zbuluar shuma që iu grabit me dhunë çiftit në shtëpinë e tyre në Vermosh të Malësisë së Madhe.
Mësohet se, autorët kanë marrë plot 30 mijë euro, si dhe sende me vlerë nga banesa e çiftit Tom e Mri Tinaj.
Dy të moshuarit janë lidhur e plaçkitur, ndërkohë që grabitësit, pas largimit nga Vermoshi kanë pësuar aksident me automjetin e tyre.
Në fshatin Selcë, nën kërcënimin e armës, ata kanë marrë një automjet tjetër, duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit.
Aty kanë braktisur automjetin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit te Zi. Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.