Bëhet e ditur shuma që Turqia do të investojë për ndërtimin e spitalit rajonal në Fier.
Në një bashkëbisedim me kryeministrin Edi Rama në Mbrostar, përfaqësuesi turk i projektit tha se godina do të kushtojë 60-70 milionë euro. Ai gjithashtu bëri të ditur se stafi do të përbëhet nga 1000-1200 punonjës, nga të cilët 70% do të jenë turq.
****
Përfaqësuesi turk: Ne morëm urdhër nga presidenti ynë, javën e kaluar, gjatë vizitës së kryeministrit. Duhet të dorëzojmë spitalin për 3 muaj , ka një bast të madh dhe një sfidë të madhe. Faleminderit për mbështetjen! Ne do të bëjmë më të mirën! Do të fillojmë punë që nesër. Le të kryqëzojmë gishtat!
Edi Rama: Sa njerëz parashikohen që të vijnë të punojnë këtu?
Përfaqësuesi turk: Ne presim që të kushtojë rreth 60-70 milionë euro. Dhe presim që në kulmin e vet të punës të kemi 1000-1200 punonjës minimumi.
Risjellim në vëmendje se ndërtimi i spitalit rajonal po kundërshtohet nga 12 familje që gëzojnë pjesë nga trualli.