fbpx

ShowBizz

Zbulohet tema e “Met Gala 2020”, ja çfarë do të veshin yjet





               Publikuar në : 15:16 - 07/11/19 |
mapo.al

Është zbuluar tema e veshjes së yjeve në “Met Gala 2020”. Kuratori përgjegjës i Institutit të Kostumeve në Muzeun Metropolitan në New York, Andrew Bolton bëri me dije se ekspozita e pranverës së vitit të ardhshëm do të ketë si subjekt kohën dhe si rrjedhojë do të quhet “Moda dhe Kohëzgjatja”.


“Moda është pashmangshmërisht e lidhur me kohën. Ajo jo vetëm që pasqyron dhe përfaqëson frymën e kohërave, por gjithashtu ndryshon dhe zhvillohet me të”-tha Bolton.



Sipas “The New York Times”, veshjet në përvjetorin e 150 të “Met Gala” do të frymëzohen pjesërisht nga Virginia Woolf dhe teoritë e filozofit francez të fillim shekullit XX-të, Henri Bergson.


Këtë vit, “Met Gala” u organizua mbi një shkrim të filozofes amerikane Susan Sontag ( 1964), ku e përcakton “kampin estetik” si “dashuri ndaj ekzagjerimit dhe artificës”. Risjellim në vëmendje se “Teen Vogue” shpalli si të veshur më bukur këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas