Autoritetet egjiptiane njoftuan se 30 mumie, mes tyre një nënë e një fëmijë, janë gjetur në një varr të lashtë egjiptian.
Zbulimi u bë nga misioni arkeologjik egjiptian-italian, i cili ka zbuluar rreth 300 varre në zonën e Bankës Perëndimore Aswan në jug të vendit. Varri masiv kishte në brendësi artefakte të ndryshme.
Shkrimi i gjetur në pjesët e një arkivoli në varr zbuloi një seri lutjesh për perëndi të ndryshme, si dhe emrin e pronarit të varrit.