Në pritje për të zgjidhur të ardhmen (edhe pse futbollisti do të donte që të qëndronte zikaltër), Mauro Icardi do t’i bashkohet pjesës tjetër të grupit kur Interi të rinisë stërvitjet, duke qenë se pas kthimit nga Azia trajneri u kishte dhënë tri ditë pushim.
Por, sipas asaj që zbulon “Tuttomercatoweb”, një veprim i çuditshëm ka bërë që argjentinasi të rikthehet të stërvitet me skuadrën dhe jo veçmas apo jashtë ekipi. Vetë trajneri Antonio Conte, që ka kërkuar largimin e ish-kapitenit, përpara nisjes për në turneun aziatik, ka kërkuar që Icardi të mbajë aparaturën e GPS për t’u kontrolluar, nëse do të stërvitej veçmas apo thjesht do të pushonte…
Pasi ka marrë rezultatet e kënaqshme, pra të impenjimit, ka vendosur ta rikthejë në grup, edhe pse kjo është e përkohshme dhe lojtari është jashtë planeve.