Kjo është vila në Selitë ku banonte ish-efektivi special i policisë, që u ekzekua sot në drekë, Arben Bilali.
Vila ngjan sa luksoze po aq dhe e fortifikuar.
Viktima qendronte aty i ngujuar prej kohësh, pasi i kanë vrarë edhe dy vëllezerit, në vitin 1998 dhe në 2010.
Godina mësohet se ishte e pajisur me kamera sigurie në çdo kënd. Megjithatë të gjitha këto masa, kanë vlejtur deri sot në orën 14.30. Pasi ky ka qënë momenti fatal, kur autorët kanë goditur Bilalin, sapo ai ka hyrë në makinë./Gazeta Mapo/