Kronika, Kryesore

Zbulojnë policin që ‘ngacmonte’ Kaçifasin, grekët vijojnë me…

Mediat greke vazhdojnë të kenë në vëmendje të tyre çështjen e ekstremistit Kostandinos Kaçifas, i cili u vra në datën 28 tetor pasi qëlloi me armë policinë në Bularat.


Por gjatë ditës së sotme, mediat e shtetit fqinj kanë zbuluar detaje të reja, që sipas tyre kanë sjellë reagimin e dhunshëm dhe me armë të Kaçifasit. Një prej mediave shkruan se Kostandin Kaçifasi kishte ditë të tëra që ngacmohej e provokohej nga policia shqiptare dhe nga inspektori i zonës së Bularatit.

Fantazia e mediave greke shkon deri aty sa thonë se pasi Kaçifasi është provokuar për ditë të tëra, ditën që ndodhi ngjarja atij i është vënë edhe arma në kokë. Sipas këtyre mediave, arma që kishte Kaçifasi në dorë ishte e policit që e ngacmonte dhe që ekstremisti grek ja kishte rrëmbyer nga dora.

Ditën e ngjarjes Kaçifasi është kërcënuar me armë në kafenenë e fshatit, gjë  e cila ka sjellë reagimin e tij të dhunshëm të tij, që më pas solli vrasjen nga RENEA.
Image
Image

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas