Aktualitet

Zbuloni surprizat e motit për ditën e sotme














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 01:20 - 22/10/21 |
mapo.al

Duke filluar nga dita e sotme mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore.






Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura.


Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata lokale.







Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1 deri 5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.




Temperaturat parashikohen:



në zonat malore 4C deri në 18°C
në zonat e ulëta 7°C deri në 23°C
në zonat bregdetare 10°C deri në 23°C

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas