Bëhet fjalë për Madagaskarin. Numri i të vdekurve nga epidemia e fruthit ka shkuar në mbi 1200, që nga tetori i vitit 2018. Në këtë vend janë regjistruar më shumë se 115 mijë infeksione.
Në Madagaskar janë vaksinuar vetëm 58% e popullsisë. Kjo është epidemia më e rëndë që është regjistruar ndonjëherë në këtë vend. Ekspertët e mjekësisë thonë se për të shmangur epideminë duhet të paktën të vaksinohen 90-95% e popullsisë.
Në fund të marsit, OBSH filloi vaksinimin masiv të fruthit me qëllim imunizimin e 7.2 milion fëmijëve nga gjashtë muaj deri në nëntë vjeç.