Aktualitet

Zbuluan armët sekrete në Elbasan, policia pezullon 4 oficerët






               Publikuar në : 11:41 - 11/07/19 |
mapo.al

Ka shkuar në 4 numri i efektivëve të pezulluar që akuzohen se kanë nxjerrë informacione hetimore në lidhje me arsenalin e armëve që u gjetën në aksin Elbasan-Papër, armatime që që i përkasin prodhimit francez dhe belg, të cilët përdoren nga ushtritë e vendeve të NATO. Kjo bazë armatimi besohet se i përket një grupi kriminal të fuqishëm në Elbasan.


Fillimisht u pezulluan nga detyra Edi Gjyli, specialist krimesh dhe Eduart Hasani, ish-shef i sektorit për krimet në Elbasan, aktualisht inspektor tek Krimet e Rënda. Ndërsa mësohet se pasdite janë pezulluar nga detyra edhe Albjon Xhitozi, shef i Krimeve në Cërrik dhe Bilal Semanaj, shef i komisariatit të Cërrikut. Sipas informacioneve, ata dyshohet të kenë nxjerrë për mediat fotot e armëve të sekuestrua, në një operacion të konsideruar sekret për shkak se nxjerrja e informacioneve mund të cënonte hetimet. Policia e Shtetit ende nuk ka nxjerrë asnjë informacion zyrtar në lidhje me armët e gjetura dy ditë më parë.



Pas atentatit ndaj dy vëllezërve Baho në datë 1 Korrik, policia dhe RENEA nisën kontrollin e banesave dhe territorit. Efektivët e këtij reparti gjatë kontrollit në ambientet e karburantit “Eldio Petrol”, zbuluan një bazë armatimi, që besohet se i përket një grupi kriminal të fuqishëm në Elbasan.

Kontrollin e banesave që policia kishte selektuar u është besuar repartit special RENEA në Tiranë, ku efektivët e këtij reparti gjatë kontrollit në ambjentet e karburantit “E. Petrol”, krejt rastësisht kanë zbuluar një bazë armatimi, që besohet se i përket një grupi kriminal të fuqishëm në Elbasan.

Bëhet fjalë për 17 armë të kalibrave të ndryshëm, armë të cilat tashmë janë sekuestruar nga policia e Elbasanit dhe të gjitha janë dërguar për ekspertim balistik dhe daktilografik në institutin e policisë Shkencore në Ministrinë e Brendshme.

Pjesa më e madhe e armëve janë moderne dhe që i përkasin prodhimit Francez dhe Belg, armë këto që përdoren nga ushtritë e vendeve të NATO. Vetëm 7 janë kallashnikovë dhe një armë gjahu çifte. Ndërsa pjesa tjetër janë armë të sofistikuara dhe që kanë një preçizion të lartë në qitje. Mes tyre ka dhe snajpera modern. Ndërkohë mësohet se 5 janë pistoleta me silenciator.

Nuk dihet se në çfarë rrethana dhe si kanë hyrë në Shqipëri ky armatim që përdoret nga ushtritë e NATO-s, por tashmë prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim edhe me drejtorinë qëndrore të policisë së Shtetit, kanë nisur veprimet hetimore me qëllim zbulimin e personave që kishin në pronësi këto armë.

Lidhur me këtë ngjarje, momentalisht është shpallur në kërkim policor një person i cili quhet I.Beko. Ky person rezulton të jetë dhe pronari i karburantit “E. Petrol”, ku në ambjentet e këtij karburanti në një magazinë, policia gjeti arsenalin e madh të armëve.

 

Lexo edhe:

Depoja me armë të NATO-s në Elbasan, një person në kërkim

MAPO siguron foton, ja armët moderne që u zbuluan në Elbasan


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas