Pas lajmit se dënimi me burgim të përjetshëm ka rënë për Dritan Dajtin, i akuzuar per vrasjen e 4 oficerëve specialë, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Salianji e dënon këtë vendim gjykate për lehtësimin e Dajtit dhe thotë se do të ndërmarrë një iniciativë parlamentare.
“Heqja e dënimit me burg të përjetshëm të Dritan Dajtit, vrasësit të katër policëve nê krye të detyrës është suksesi i ri i “drejtêsisë së Re” të Edi Ramës!
Si deputet do t’i propozoj Grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe Kuvendit nismë ligjore që cilido që ngre dorën ndaj autoritetit të shtetit dhe vret policë duhet të mos ketë asnjë lehtësim ligjor dhe asnjë shmangie nga denimi me burg përjetë! Zgjedhjet po afrohen, tani kush e ka radhên për të dalë?”, thotë Salianji./Gazeta Mapo/