Kronika

ZDF gjermane: Shqipëria, Kolumbia e Europës, krim dhe drogë (VIDEO)






               Publikuar në : 15:48 - 14/03/19 |
mapo.al

Televizioni gjerman ZDF i ka bërë një përshkrim rrëqethës reportazhit që ka zhvilluar së fundi në Shqipëri. Në reportazhin e medias gjermane thuhet se mafia shqiptare është tepër aktive dhe aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë Europën. Më tej, gjatë reportazhit thuhet se Shqipëria në shumë raste ndihmohet dhe nga policia italiane kundër trafikut të drogës, e megjithatë kontrollet e skafeve janë të pasuksesshme.


Mafia shqiptare, tepër aktive në të gjithë Evropën. Korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri. Shqipëria ndihmohet nga policia italiane kundër trafikut të drogës, mirëpo kontrollet e skafeve për drogë, shpesh kanë rezultuar të pasuksesshme. Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Europës. Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta. Shqipëria, Kolumbia e Europës, bandat e krimit dhe drogës të lidhur me politikën”, thuhet mes të tjerave në reportazh.

Në reportazh ka një prononcim dhe nga ana e gazetarit Artan Hoxha, i cili thotë se mjetet e pagesat për punonjësit e policisë lënë shumë për të dëshiruar, çka bën që ata të jenë të pafuqishëm në luftën me bandat e fuqishme që operojnë në vendin tonë. Po ashtu një vend të rëndësishëm në reportazh i është kushtuar dhe akuzave ndaj Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar droge.

Media ka sjellë rastin e oficerit të antidrogës Dritan Zagani, që i duhet të jetojë jashtë vendit, ku ka kërkuar azil, për shkak se denoncoi lidhjet e shtetit me trafikun. “Më kërcënoi jetën mafia e vendit tim”, shprehet Zagani gjatë reportazhit. Ndërkohë gazetarët gjermanë shkojnë në një vend ku ende ka parcela me kanabis.


Etiketa: , , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas