Kryesore

ZDF-ja reportazh për zgjedhjet, Rama nuk u përgjigjet: Pati frikë nga pyetjet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:40 - 17/04/21 |
mapo.al

Televizioni i famshëm gjerman ZDF, ka realizuar një reportazh në vendin tonë, pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit.






“Pas dy javësh në Shqipëri do të zgjidhet një Parlament i ri. Këto kohë, këtij vendi të varfër i duhet të luftojë me gjithë ato kriza. Krahas pandemisë së koronës dhe pasojave të tërmetit të para një viti, vendin e ka mbërthyer edhe korrupsioni”– nis reportazhi.


Në kronikën televizive prej tre minutash thuhet se Rama pretendon të zgjidhet sërish kryministër, ndërkohë shton gjithashtu se Rama pati frikë t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me menaxhimin COVID-19, për kritikat e ndërkombëtarëve si dhe për projektet e dyshimta të rindërtimit.





“Kryeministri Edi Rama do që të zgjidhet përsëri. Për pyetjet e intervistës sonë nuk marrim përgjigje. Me sa duket iu druhet pyetjeve rreth menaxhimit të kovidit dhe kritikave ndërkombëtarë për projektet e dyshimta të ndërtimit dhe korrupsionin në qeverinë e tij”– thuhet në reportazh.

Lexo edhe :  Koronavirusi- Rama jep lajmin: 600 mijë vaksinime në Shqipëri




Reportazhi është publikuar ditën e djeshme dhe mban titullin: Para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas