Kryesore, Media

ZDF: Protestë kundër qeverisë, rinia shqiptare ka humbur shpresën

Rrjeti publik gjerman, ZDF ka përgatitur një kronikë nga protestat në Shqipëri, duke theksuar se rinia shqiptare ka humbur shpresat dhe se ajo po lufton për të ardhmen. Më poshtë teksti:


Askush nuk i mori seriozisht për një kohë të gjatë, por studentët shqiptarë nuk heqin dorë. Edhe të hënën, qindra dolën përsëri në rrugë për të protestuar kundër kushteve katastrofike të studimeve. Dhe kundër perspektivave të munguara.

Katër nga pesë të rinj shqiptarë duan të largohen nga vendi

“Pas Sirisë, Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të emigracionit, sepse ne të rinjtë kemi humbur shpresën,” thotë studenti Igli Tola për ZDF. Katër nga pesë të rinj duan të largohen nga vendi. “Nuk është çudi,” thotë Tola, “njerëzve u mungojnë edhe gjërat më të nevojshme”.

Ndërkohë qeveria shqiptare po përpiqet që të qetësojë demonstruesit dhe i ka ftuar ata që të gjejnë një zgjidhje. Por studentët nuk duan të përfshihen- ata e kanë humbur besimin tek elita politike.

Ministra me doktoratura false

“Shumë profesorë kanë tituj doktoraturash të falsifikuar, duke përfshirë këtu edhe dy ministra,” thotë Afrim Krasniqi nga Instituti Shqiptar për Studime politike. “Studentët kërkojnë nga kreu i qeverisë që të shkarkojë këta këta njerëz, por ai nuk e bën këtë sepse janë bashkëpunëtorët e tij kryesorë”.

Për të denoncuar këto abuzime, ata vazhdojnë të jenë në rrugë, ndonjëherë qindra, ndonjëherë mijëra. Ata po luftojnë për një të ardhme.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas