Kryesore

ZDF: Zemërimi po nxjerr mijëra në shesh! DM publikon fotoreportazhin






               Publikuar në : 19:49 - 14/04/19 |
mapo.al

Mediat e huaja vazhdojnë t’i kushtojnë një hapësirë të rëndësishme protestës së opozitës shqiptare të shtunën.


ZDF, televizioni publik gjerman, raporton se zemërimi po nxjerr mijëra njerëz në shesh.

“Për muaj të tërë, opozita në Shqipëri po kërkon pa sukses dorëheqjen e qeverisë. Zemërimi ka nxjerrë në rrugë mijëra njerëz. Por aty nuk ka paqe.

Gjatë përplasjes së dhunshme mes policisë dhe demonstruese u plagosën disa persona. Mijëra njerëz kërkuan sërish përpara parlamentit dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Kur demonstruesit u përpoqën që të hynin në parlament, policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopa gome, njofton media lokale.

Opozita ka bërë thirrje për dorëheqjen e Ramës prej muajsh të tërë. Ajo e akuzon qeverinë për korrupsion dhe manipulim zgjedhor,” raporton ZDF.

Ndërkohë gazeta më e madhe online në Europa, britanikja Daily Mail ka publikuar një fotoreportazh nga protesta e djeshme.


Etiketa: , , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas