Sport

Ze Maria për largimin: Të shohim se çfarë do të ndodhë, nuk e meritonim të fitonim








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:21 - 28/09/18 |
mapo.al

Trajneri i Tiranës, Ze Maria tha pas humbjes në derbin kundër Partizanit se e ardhmja e tij është gjithmonë në rrezik dhe se skuadra e tij nuk e meritonte të fitonte, por as të humbte në atë mënyrë, që sipas tij, u mposhtën me vetëm një goditje në portë:



“Fituan sepse shënuan në rastin e vetëm që patën. Ne patëm një shans para golit dhe nuk shënuam, mendoj se shënuan me të vetmin shans që kishin në ndeshje. Kështu është futbolli.


Siç e thashë para ndeshjes, pozicioni im është gjithmonë në diskutim, Siç e dini, dy vite më parë ranë nga kategoria dhe nuk fituan në ndeshjet e para, nuk mendoj se është rezultati më i keq në histori. Por tani mbaroi kjo ndeshje, të shohim çfarë do të ndodhë.




Sot nuk bëmë mirë, dua të jem i sinqertë, nuk luajtëm mirë si në ndeshjet e tjera. Nuk e merituam të fitonim ndeshjen, por nuk e meritonim as të humbnim, por ky është opinioni im”.



“Kishim vetëm një problem në fillim të ndeshjes që Oduamadin ishte i dëmtuar. Nuk pashë një pritje nga Lika, ndoshta në studio janë parë gjëra ndryshe nga ajo që kam parë unë. Çdo herë mundohesh të fitosh me lojtarë që ke në duar. Nuk jam këtu për të qarë për lojtarët që nuk kam, kam ato me të cilët kam për të punuar deri në janar, ndaj ka marrë fund gjithçka në këtë aspekt.

Lexo edhe :  Dje në Elbasan/ Arbitri: 9 tifozë të Tiranës u rrahën barbarisht në lokalin tim

Nuk di çfarë ndodh në Shqipëri! Sa herë humb Tirana shkarkoni trajnerin. Nëse më pyesni pas çdo ndeshjeje gjithmonë, unë përgjigjem njëlloj. Sa herë humbet je gjithmonë në rrezik, ndaj është gjithmonë e njëjta. Duhet të mendojmë, analizojmë ndeshjen, të analizojmë gabimet. Për këtë flas unë”.

“Nuk mjafton një rast i krijuar nga ne. Në çdo stërvitje mundohemi të bëjmë lojë të ndryshme, duhet të mendojmë si të zgjidhim këtë çështje.

E di çfarë do të thotë derbi për tifozët, por pas ndeshjes nuk mund të bësh asgjë. Jemi stërvitur mirë këto ditë. Më vjen keq se pashë tifozët, fola me ta para ndeshjes, më vjen keq për rezultatin, do të mundohemi të bëjmë më të mirën që të japim atë që kërkojnë këtë vit”.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas