Nga Ervis Iljazaj
Në një postim në rrjetet sociale, Endri Fuga, zëdhënësi i qeverisë shqiptare, kritikoi një panel analistësh të cilët ishin përballë ish-Kryeministrit Berisha në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel. Një panel ku bëja pjesë edhe unë bashkë me kolegët Alfred Peza dhe Arjan Çani.
Sipas zotit Fuga, gazetarët përpara Berishës ishin squllur për inerci ndërkohë që, tregohen mosmirësjellës ndaj Kryeministrit dhe, ky fakt, tregon për të se jemi krejt të lirë.
Se sa janë njerëzit të lirë dhe kur, këtë e vendos gjithsecili në ndërgjegjen e vet dhe nuk e përcakton dikush tjetër, aq më tepër një person me funksion qeveritar.
Në këtë kuptim, deklarata e zëdhënësit të qeverisë, është një deklaratë totalisht e pavend, e nxituar dhe e pakuptimtë për disa arsye.
Së pari, nuk arrij të kuptoj se ç’punë ka zëdhënësi i qeverisë që është e gjithë shqiptarëve, dhe që paguhet me taksat tona, të gjykojë punën e gazetarëve. Funksioni kryesor i tij, është të pasqyrojë qëndrimet dhe punën e qeverisë dhe jo të analizojë punën e mediave, aq më tepër kur në panel nuk ishte Kryeministri, por një përfaqësues i opozitës. Mirëpo, me sa duket, që qeveria t’i kërkojë llogari medias është kthyer në zakon në Shqipëri, kur e kundërta duhet të jetë normale.
Së dyti, asnjë nga kolegët e mi, në asnjë rast nuk janë treguar mosmirësjellës ndaj Kryeministrit të Shqipërisë. Me sa i njoh, janë të gjithë gazetarë etikë dhe të kujdesshëm. Personalisht më ka qëlluar kohët e fundit të jem në emisione të ndryshme përballë liderëve kryesorë politikë. Në asnjë rast, me asnjë prej tyre nuk jam treguar mosmirësjellës apo joetik.
Me gjithë kundërshtinë apo dakordësinë që mund të kem pasur me secilin prej tyre, respekti për atë çka përfaqësojnë më ka shoqëruar gjithmonë në çdo debat. Edhe për faktin se, kundërshtia e mendimeve ndaj personit që ke përballë nuk shprehet nëpërmjet ngritjes së zërit, ofendimeve dhe mosrespektit, por nëpërmjet forcës së mendimit dhe argumenteve. Prandaj, fortësia apo ‘squllja’, ashtu sikurse e quajti zoti Fuga, nuk tregohet aspak duke u çjerrë apo duke ulëritur, por duke nxjerrë në pah çështjet më të rëndësishme që shqetësojnë opinionin publik. Dhe, në atë debat që i referohej zëdhënësi i qeverisë, oponenca ndaj qëndrimeve të zotit Berisha ishte e plotë dhe etike, ashtu siç duhet të jetë në të gjitha rastet.
Së treti dhe më e rëndësishmja, Sali Berisha, ka pothuajse 6 vite që as nuk firmos dhe as nuk vulos. Pra, nuk ka në dorë asnjë vendimmarrje politike. Në këtë kuptim, përveçse mund të zhvillosh një bisedë normale politike, nuk ke kurrsesi se për çfarë t’i kërkosh llogari. Sali Berisha nuk është as kryetari i opozitës dhe as kryetari i mazhorancës. Ai përfaqëson tashmë thjesht një këndvështrim politik për të cilin thjesht mund të diskutosh dhe asgjë më tepër. Prandaj, krahasimi i gazetarëve kur janë përballë Berishës dhe Kryeministrit, është një krahasim i pavend. Sepse, kur personi që ke përballë ka në dorë vendimmarrjet politike të rëndësishme, atëherë, dhe llogaridhënia është më e madhe, dhe, ndoshta debati zhvillohet në mënyrë më të tensionuar. Kjo është një gjë më se normale.
Kur përballë gazetarëve ndodhet Lulzim Basha apo Edi Rama, natyrshëm debati merr edhe tone agresive ndonjëherë, për faktin se, janë dy njerëzit që kanë në dorë vendimet e rëndësishme të politikës shqiptare.
Për të gjitha këto arsye, reagimi i zëdhënësit të qeverisë, duket si një reagim i ndikuar nga emocionet politike dhe personale, dhe jo nga ftohtësia e një funksionari të qeverisë, që as e ka në job description të bëjë komente të tilla.
Z.Iljazaj gabimin me te madh e bete ne emision kur i thate Berishes qe eshte njeriu me i kultivuar ne Shqiperi.
Se si mund ti thuhet nje njeriu i kultivuar qe mer gjith dynjane neper goje sikur te jete ne kafene vetem ty mund ta thuash.Nje njeri qe i ka bere gjemen Shqiperise vetem ty mund ti thuash i kultivuar.Por te kuptoj ty Ervis je nje analist i ri dhe shume gjera nuk i din dhe nuk i kupton si dhe duke i bere lajka Sali Berishes mendon qe do besh kariere si Eni Vasili e cila eshte grua kurse ty je mashkull.
Edhe Zigurr Qarri injoranti gjysem analfabet mungonte pa komentuar, pa ari-n!
Është fakt që një pjesë “e pakultivuar” e militantëve të PS e quajnë z Berisha “Saliu”, ashtu siç ja përmend emrin me keqdashje Edi Rama. Por është gjithashtu fakt se z.Berisha është një intelektual i shquar me tituj të lartë shkencorë profesor doktor në shkencat e drejtësisë. Për ata që nuk e njohin etikën e normat e edukatës qytetare europiane, ju duket e çuditëshme që gazetari Iliazi që ka përfunduar studimet jashtë vëndit, shpreh këtë konsideratë për prof.dok. Berishën, ish president e ish kryeministër i Shqipërisë e ish lider krijues i partisë së parë demokratike shqiptare, që doli si opozitë kundër ish PPSH, duke u bërë edhe partia qe solli ndryshimin e sistemit, nga ai diktatorial, në demokratik
Kam pasur rastin si emigrant i vjetër që të ndjek në debate televizive në ekranet e disa kanaleve europiane, e pamvarësisht debatit të ashpër politik, në mënyrë rigoroze të gjithë politikanët respektojnë edhe kundërshtarët duke ju drejtuar me titujt që kanë, doktor apo profesor e ju përmendin edhe magjistrurën duke i quajtur z. magistër.. Në Shqipëri nuk njihen fare këto norma të kulturës e qytetërimit.
Deri në politikën italiane, të cilët janë të afërt me temperamentin shqiptar, deputetët e politikanët apo gazetarët ju drejtohen atyre me fjalën onorevole, pra i nderuari.
Që Berisha sjell në Kuvend apo në media mesazhet që i vijnë nga qytetarët, e që ai i quan “qytetari dixhital”, kjo nuk do të thotë se ai flet me gjuhën e kafeneve. Është tjetër kush që flet bile jo me gjuhën e kafeneve por me gjuhën banale e me fjaë të pista rrugaçërore, në tempullin e demokracisë, e ai është shefi i zëdhënësit Fuga.Nese Berisha sjell shqetësimet e qytetarëve edhe duke krasitur ndonjë shprehje të papërshtatëshme e jo etike të tyre, Rama bën të kundërtën. Edhe kur qytetarët në rrjetet sociale i drejtojnë me mirësjellje ndonjë kritikë, ai me përbuzje jo vetë që nuk pranon asgjë, por edhe i ofendon deri me fjalë të pahijëshme..
Lavdi Zotit tani me internetin, sejcili që e përdor ate, e ka mundësinë e të shohë në You tube video me zë e figurë, për ti vërtetuar këto që po shkruaj.