Aktualitet

Zëdhënësi i Metës: Boll fabrikuat lajme të rreme – po përdhosni dëshmorët








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:10 - 15/10/20 |
mapo.al

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar ashpër kundër qeverisë, duke u kërkuar të ndalin fushatën antikombëtare.


Blushi ka theksuar se vlerat e Luftës Antifashiste dhe Dëshmorët po përdhosen çdo ditë, teksa ka shtuar se “nuk mund të heshtim kur Zëdhënësi i Tao Qylit, Malavita dhe Doçët e tyre mediatikë, për llogari të Trendit Buburrec, përdorin gjuhën e Millosheviçit, Sheshelit dhe Arkanit famëkeq për t’i cilësuar “të padenjë për të qenë shqiptarë” dhe “skandal të rëndë e cënim të sigurisë kombëtare”, dhënien e shtetësisë shqiptare për familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe për artistët e intelektualët e spikatur shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Diasporë”.


Ky reagim ka ardhur pas akuzave ndaj institucionit të Presidencës për dhënien e nënshtetësive.



Zëdhënësi i Presidencës ka kujtuar edhe faktin që u diskutua shumë për dhënien e nënshtetësisë së futbollistit të Tiranës Uinful Kobina, duke shtuar se garanton se nuk është bërë asnjë shkelje e ligjit për shtetësinë.

Lexo edhe :  Meta: Drejtësia të veprojë, kush ka përgjegjësi për të vdekurit nga tërmeti?

“Garantojmë me përgjegjësi të plotë ligjore dhe institucionale se nuk është shkelur asnjë presje dhe jo më gërmë, e ligjit “Për shtetësinë”. Portaleve në të zezë të Rilindjes që përgojojnë procedurat e dhënies së shtetësisë për disa familjarë të Dëshmorëve të UÇK apo personaliteteve nga Kosova, u kujtojmë se është ndjekur e njëjta procedurë si me kolegun e tyre Baton dhe familjen e tij nga Presidenti në vitin 2005“, shkruar Blushi.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas