Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta u shpreh se “grushtit të shtetit” që po përgatit maxhoranca ndaj institucioneve me qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese, do t’i përgjigjej me disa dekrete. Tedi Blushi, zëdhënësi i kreut të shtetit tha se do të ketë disa dekrete për të shpartalluar “grushtin e shtetit”, por se duhet të bëhet durim.
Blushi komenton edhe tezën e shpërndarjes së Parlamentit duke theksuar se do të jetë populli ai që do ta bëjë një gjë të tillë, ndërsa presidenti do të firmosë në emër të tij.
Postimi i Tedi Blushit
Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.
Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.
DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT.
BËNI DURIM!
DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR! 🇦🇱
Më herët, në mesditë, presidenti Ilir Meta ka takuar kreun e PD-së, Lulzim Basha të cilin e njohu me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare. “Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”, informoi zëdhënësi i presidentit.
LEXO EDHE:
Meta takon Bashën, Presidenca: E njohu me përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti