Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka deklaruar se zyrtari i DASH, Philip Reeker nuk ka kërkuar asnjëherë në mënyrë zyrtare që të zhvillojë një takim me presidentin Ilir Meta.
Pas shkrimit të publikuar nga Zëri i Amerikës ku një zëdhënës i ambasadës amerikane shprehej se Reeker nuk u takua me Presidentin Ilir Meta për arsye axhende, Blushi ka sqaruar situatën.
Në një prononcim për SYRI TV, tha se nga institucioni i presidentit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga çdo lloj niveli për takim me Reeker.
Më herët, një zëdhënës i ambasadës amerikane i tha Zërit të Amerikës se “për arsye të ndërtimit të agjendës, këtë herë nuk ishte i mundur një takim me presidentin Meta”.
Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë.
Ai u takua me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Për presidentin Meta, zyrtari nuk kishte asgjë në axhendë.
LEXO EDHE:
Vizita e Reeker në Tiranë, VOA: Pse nuk pati takim me presidentin Meta