Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi deklaron se Meta di vetëm të mbajë fjalën dhe se nga ana e këtij të fundit nuk do të ketë një dorëheqje.
Sipas Blushit, zgjedhjet elektorale nuk ishin demokratike, ndaj presidenti nuk ka pse të dorëhiqet.
“Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje.”, shkruan zëdhënësi i Metës në Facebook.
Statusi i plotë
Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN!
Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje.
E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE!