CNN (Moskë) – Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, është shtruar në spital me koronavirus, ai u shpreh për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA Novosti të martën.
Ky zhvillim e bën Peskovin më të fundit të një numri të figurave të larta politike ruse që infektohen me Covid-19, duke ngritur shqetësime për përhapjen e tij në të gjithë Kremlinin.
Vetë Putini ka punuar kryesisht nga një vendbanim në rajonin e Moskës përmes videokonferencave, me vetëm disa takime me persona. Peskov i tha agjencisë së lajmeve TASS mbrëmien e së martës se hera e fundit që këta të dy u takuan personalisht ishte “mbi një muaj më parë”.
Tre ministra rusë më parë kanë rezultuar pozitivë për virusin, përfshirë Kryeministrin Mikhail Mishustin, i cili është akoma në spital, Ministrja e Kulturës Olga Lyubimova dhe Ministri i Strehimit Vladimir Yakushev.
Njoftimi i Peskov vjen ndërsa Rusia përpiqet të përmbajë shpërthimin epidemiologjik të koronavirusit. Vendi tani ka më shumë se – 232,000 – raste të konfirmuara, më tepër se kudo në botë jashtë Shteteve të Bashkuara, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.
Ndërsa numri zyrtar i të vdekurve të vendit është relativisht i ulët, me më shumë se 2,000 viktima të raportuara, disa kritikë dhe ekspertë thonë se shifra është me shumë siguri e nënvlerësuar. Shkalla e vdekshmërisë së Moskës u rrit me 18% në prill në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, si dhe krahasuar me mesataren e prillit për dekadën e kaluar, sipas të dhënave të lëshuara nga zyra e regjistrit civil të qytetit.
Situata ka çuar në zemërim në rritje në vend, me shqetësime të ngritura për kushtet në të cilat punonjësit e mjekësisë detyrohen të operojnë.
Disa orë më parë se Peskovi të konfirmonte diagnozën e tij, një zjarr në një spital në Rusi la të paktën pesë pacientë me koronavirus të vdekur. Zjarri shpërtheu në katin e gjashtë të një reparti të kujdesit intensiv në Spitalin St. George në Shën Petersburg, duke vrarë pesë persona të lidhur me pajisjet e ventilimit, njoftoi TASS, duke cituar personelin mjekësor.
Sipas gjetjeve fillestare, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër në një ventilator ose mosfunksionimi i tij, thanë agjensitë shtetërore të lajmeve.
Ishte plaga e dytë vdekjeprurëse në një strukturë mjekësore ditët e fundit; të shtunën, një zjarr tjetër në një spital të Moskës vrau një person dhe detyroi evakuimin e pacientëve, njoftuan agjensitë shtetërore ruse të lajmeve.
Para këtyre tyre incidenteve, tre punonjës të kujdesit shëndetësor ranë nga dritaret e spitalit në Rusi në hapësirën e dy javësh, duke rritur vëmendjen e publikut për kushtet e punës për mjekët dhe profesionistët mjekësorë.
Të tre incidentet, të cilat po hetohen nga autoritetet ruse të zbatimit të ligjit, nxitën një diskutim intensiv në shtypin rus dhe në mediat sociale.