Erla Mëhilli, zëdhënësja e Sali Berishës kur ishte në qeveri dhe tani në zyrën e tij tek “Aba center” ka dalë hapur sot kundër liderit demokrat, Lulzim Basha.
“Sot Partia Demokratike është më e papërfaqësuara, pa asnjë kryebashkiak, pa deputetë dhe shumë shpejt edhe pa asnjë demokrat të punësuar në institucione”, shkruan Mëhilli.
Më tej me ironi shkruan “dmth ne nuk donim që Rama të ikte, por të futej në zgjedhje e ta demaskonim”.
Mëhilli ka postuar edhe një foto në kafe me Jozefina Topallin, e cila vetëm një ditë më parë kërkoi largimin e Lulzim Bashës.