Aktualitet

Zëdhënësja e Mike Pence preket nga koronavirusi, frikë në Shtëpinë e Bardhë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:31 - 09/05/20 |
mapo.al

Zëdhënësja e zv/presidentit amerikan Mike Pence, rezultoi pozitive me koronavirus.


Katie Miller, Sekretarja e Shtypit e Pence është edhe bashkëshortja e këshilltarit të Presidentit Donald Trump, Stephen Miller.


Diagnoza e zëdhënëses Miller u përmend nga Presidenti Donald Trump në një takim të premten me ligjvënësit republikanë, një ditë pasi një ndihmës personal i Presidentit Trump ishte testuar pozitiv.


Më herët, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany kishte konfirmuar se një pjesëtar i ekipit të nënpresidentit Pence, kishte testuar pozitiv por pa dhënë hollësi të mëtejshme.


Një zyrtar i lartë i administratës theksoi se as Presidenti Trump, as zv/presidenti Pence, nuk kishin qenë së fundmi në kontakt me Miller.

Megjithatë, ata do t’iu nënshtrohen testimeve të përditshme me qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll në çdo rast.

LEXO EDHE: 

Asistentja personale e Ivanka Trump, pozitive me koronavirus


Etiketa: , , ,

Pas