Elisa Spiropali ka reaguar në emër të qeverisë për deklaratën e Lulzim Bashës se PD po shkon drejt djegies së mandateve. Në një status në Twitter, Spiropali shkruan se ky vendim do të djegë vetë opozitën.
“Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë!”, shkruan ajo.
Vendimi i Bashës për ti propozuar grupit parlamentar dhe forumeve djegien e mandateve erdhi pas proetstës së djeshme mbarë popullore dhe revoltës që shfaqën qytetarët duke goditur selinë e qeverisë dhe duke bërë thirrje kundër Ramës.
Bashkelidhur
Mapo.al paralajmeroi djegien e mandateve nga ana e PD
Mos ki dert, moj mashtruese! Opozite do te kete gjithnje. Te gjithe intelektualet jane e do te jene opozite (pervec lakejve, ku ben pjese dhe ti). Opozite eshte gjithe populli! Keshtu figuracioni yt i shpelare, metaforat: cete, degradim konstant jane shfuqizuar prej kohesh dhe askujt nuk i bejne me pershtypje. Te duhet te gjesh figura te reja, ta pasurosh figuracionin, sic ke pasuruar garderoben dhe te gjithe pasurine e tundshme dhe te patundshme me parate e sovranit.