Sot kanë qenë të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” aktorët e shfaqjes së re “Lufta dhe Paqja…pa Pilaf” që do të shfaqet premierë në Teatrin “Migjeni” në Shkodër”.
Në mesin e aktorëve që luajnë në këtë shfaqje, janë edhe dy artistët e famshëm Zef Deda dhe Gëzim Kruja, ku mes tyre ka nisur një debat se kush kishte më shumë vite në skenë.
Gëzim Kruja ka shprehur pengun e zemrës së tij që nuk e ka marrë akoma titullin “Nder i Kombit” kur ai ka më shumë vite në skenë se Deda. Për këtë gjë, Arian Çani ka nxituar të marri në telefon Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, por ky i fundit nuk ia ka hapur celularin.
Në replikë të deklaratës së Krujës, Zef Deda ka bërë një deklaratë të fortë. “Mua m’i kanë dhënë titujt, nuk i kam kërkuar, ama mora vesh se Donald Trump ma ka bo një titull, faleminders”.
Ndërkaq, ai ka shtuar se ka dalë në skenë që në vitin 1956 në moshën 5 vjeçare me rolin e Antonit dhe sado që Gëzim Kruja mund të jetë më i madh se ai në moshë, përsëri ai ka më shumë vite eksperiencë, ndërsa ky i fundit ka dalë në skenë për herë të parë kur ka qenë 14 vjeç.
Të dy aktorët e kanë filluar karrierën e tyre në teatrin e Shkodrës, ku edhe kanë spikatur si komedianë të mirë.
Akoma merreni me keto pasterma, per te mos thene…….kufoma, gjithnje si artiste.