Aktualitet

Zef Hila dëshmon në polici për sulmin në KZAZ-në e Bushatit






               Publikuar në : 17:45 - 29/06/19 |
mapo.al

Zef Hila është thirrur sot pasdite në polici, pas sulmit qe ndodhi ndaj KZAZ-së në Bushat. Mësohet se Hila është paraqitur në polici për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen.


Në polici, Hila është shprehur se nuk ka pasur dijeni për çfarë do të ndodhte në KZAZ-në e Vaut të Dejës. “Dija vetëm që do të bëhet protestë paqësore. Nuk kam dijeni për asgjë tjetër”, ka thënë Hila.



Policia tha se nuk ka asnjë procedim ndaj tij, është marrë në pyetje në cilësine e personit që ka dijeni për ngjarjen.

Kujtojmë se ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin e kreut të bashkisë së Vaut të Dejës dhe ndjekjen e tij penale, ndërsa paralajmëroi të njëjtin fat për këdo që do të përpiqej të pengonte votimet e 30 qershorit.


Etiketa: , , , ,

Pas