Opozita proteston në 11 maj sërish, ndërsa çdo të enjte do të vazhdojë të bllokojë rrugët. Kandidati i PD, Fitim Zekthi tha se “kjo do shkojë duke u radikalziuar në vazhdim. Mund të ketë grevë urie, mund të ketë molotov. Format mund të jenë nga më të ndryshmet. Kjo krizë nuk zgjidhet pa u acaruar. Duke ardhur duke u thelluar do vijë më pas një zgjidhje”.
Ndërsa analisti Preç Zogaj tha në Opinion se “duhet llogaritur dhe si është reagimi i njerëzve, këtë duhet ta vërë në kandar opozita. Këto janë protesta të njoftuara. Bllokimi i rrugëve në botë nuk bëhet nga parti që duan të vijnë në pushtet”.