Publicisti dhe studiuesi Fitim Zekthi, ka denoncuar një shtrembërim monumental të kryeministrit dje. Teksa përdor një thënie, duke ja atribuar gjyshes së tij, Rama ka sulmuar Opozitën.
Mirëpo Zekthi zbulon se ajo në fakt është një shprehje e njohur e filozofit romak, Seneka. Zekthi po ashtu tregon edhe raste të tjera të ngjashme me shtremberime të Ramës, të cilat i quan injorancë dhe pandershmëri.
Statusi i plotë:
Dje në konferencen për ekonomine Rama duke share opoziten e cila flet për deshtim në ekonomi të qeverise, tha se: “sic thoshte gjyshja ime të gabosh është njerezore por të kembengulesh në gabim është djallezore”.
Rama duket se nuk njeh kufi në banalitet, injorance dhe padyshim në pandershmeri. Kjo është nje shprehje e famshme latine (errare humanum est, perseverare autem diabolikum..) që i atribuohet Senekes.
Por Rama e shiti si të gjyshes se tij. Rama eshte i njohur per plagjiatura. Ai ka perdorur si te tijat shprehje te Lincolnit, Von Misses etj… Ai pak kohë me parë perdori je poezi të David Jarkins si të tijën dhe ia dedikoi atë nenes së tij.